×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Si puna e këtij Enver…”, shpina mbrojtëse e Kurtit, Armend Muja, aktivizohet për ta goditur zyrtarin e MINT

    Insajderi
    02 August 2023 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak ditë pas raportimeve në media ku tregohen keqpërdorimet me rezervat shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka sulmuar zyrtarin e këtij dikasteri, Enver Hajrullahun që refuzoi të nënshkruante dokumente të cilat konfirmonin pranimin e grurit për rezervën shtetërore, megjithëse 9 tonë mungonin.

    Muja tha se Hajrullahu ka qenë pjesë e Nismës dhe se u punësua në MINT përmes kësaj partie, shkruan Insajderi.

    “Ministria që është udhëhequr për shumë kohë nga NISMA, e cila si parti është njohur dhe e çertifikuar për punësime partiake e familjare në administratë publike, po na paraqitet të jetë me plotë staf civil të ndershëm që po e mbrokan ligjin e shtetit, si puna e këtij Enver Hajrullahut – që në fakt na qenka një ish funskionar i NISMA-s, i cili nga asambisti i NISMËS punësohet si Certifikues në MINT në kohën e PAN!”, ka shkruar Muja në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark