Insajderi
Lajme

Si raportoi ‘Reuters’ për kërkesën e kryeprokurores që të dënohen me 180 vite burg ish-krerët e UÇK’së?

Insajderi
09 February 2026 - 13:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Si raportoi ‘Reuters’ për kërkesën e kryeprokurores që të dënohen me 180 vite burg ish-krerët e UÇK’së?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia prestigjioze e lajmeve, Reuters, ka raportuar lidhur me kërkesën e kryeprokurores së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly West, që të dënohen me nga 45 vite burg secili nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në artikullin e tyre, thuhet se “prokurorët ndërkombëtarë të krimeve të luftës thanë të hënën se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kontrollonte guerilasit etnikë shqiptarë dhe duhet të dënohet për krime lufte dhe të dënohet me 45 vjet burg”.

“Ky rast ka të bëjë me qëllimin e katër të akuzuarve për të fituar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën”, tha West pranë fundit të një gjyqi gati tre-vjeçar në Gjykatën Speciale për krime lufte të Kosovës në Hagë.

Artikulli tutje potencon se Thaçi, i cili shërbeu si kryeministër, ministër i jashtëm dhe president i Kosovës së pavarur midis viteve 2008 dhe 2020, dhe të bashkëpandehurit e tij i kanë mohuar të gjitha akuzat.

Artikulli më tej potencon faktin se më shumë se 13,000 njerëz, shumica e tyre shqiptarë të Kosovës, besohet se kanë vdekur gjatë kryengritjes së fundit të viteve të 90-a, nën udhëheqjen e regjimit të Sllobodan Millosheviqit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark