Ata që jetojnë apo kanë familjarë në fshat, ka gjasa që mënjëherë të bëjnë dallimin e një veze të shëndetshme, apo asaj lokale apo organike.
Natyrisht, pulat lokale janë të ndryshme nga ato të rritura organikisht. Në të ushqyerit e pulave në fermat organike nuk ka komponenta të dëmshme kimike e as hormone, nuk kanë as kufizime në kushtet e rritjes. Pulat në prodhimin konvencional janë të mbyllur nëpër kafaze dhe shpesh ushqehen me koncentrate.
E verdha e vezëve organike, në përgjithësi dallon nga fortësia, ngjyra më e errët, që nënkupton se çfarëdo lloj ushqimesh që përgatitni dallohet qartë ngjyra e theksuar e së verdhës. Por, e verdha e vezës organike apo nga pulat e fshatit mund të jetë me ngjyrë më të ndritshme, pasi ngjyra varet nga mënyra e ushqyerjes së pulave. Nëse pula ushqehet me misër dhe ecë apo shetit nëpër oborr, ka gjasa që e verdha të jetëmë e errët. Por, nëqoftëse ajo ushqehet vetëm me misër dhe nuk shetit, ngjyra do të jetë më e ndritshme.
Pavarsisht nga ngjyra, vezët shtëpiake dhe ato organike janë të pasur me beta-karroten dhe acide omega-3 yndyrore, kanë sasi të lartë të vitaminës A, B dhe E, shkruan femra.net
Nëse keni ndërmend të bleni produkte organike, së pari duhet të keni qasje në certifikatë dhe të dini si është ushqyer pula që prodhon ato vezë. Vezët organike sigurisht janë më të shëndetshme nga ato konvencionale të cilat i blejmë nëpër supermarkete, dhe pavarsisht faktit se nuk përmbajnë hormone dhe antibiotikë, vlera e tyre ushqyese është më e lartë.