Ngarkesa e madhe në punë sjell shumë stres dhe ndikon psikologjikisht dhe fizikisht te ne. Kur angazhohemi tej normales, kemi nevojë që të menaxhojmë saktësisht kohën, në mënyrë që produktiviteti të jetë po i njëjti. Ja disa këshilla që mund të përdoren, në mënyrë që ta kaloni me sukses këtë periudhë
Ne të gjithë kemi momente të ngarkuara në punë, kur ka aq shumë për të bërë sa të kap një ndjesi stresuese, sepse ka afate për t’u respektuar.
Gjithsesi ka disa teknika që mund të përdoren për të luftuar ngarkesën e madhe të punës. Më poshtë janë disa këshilla që mund të përdoren, në mënyrë që ta kaloni me sukses një periudhë stresuese dhe që ju ndihmojnë të bëni një jetë më të balancuar në punë.
Planifikoni një pushim
Nëse punoni në atë lloj industrie ku mund të parashikoni një periudhë të ngarkuar, atëherë është mirë që të planifikoni një kohë të caktuar për të bërë pushim. Mirë do të ishte që të qetësoheshit si para ashtu edhe pas ngarkesës së madhe të punës.
Disa ditë para se të përvishni mëngët, ky pushim do t’ju ndihmojë që ta keni mendjen e qartë, të jeni i freskët dhe të bëni një punë më efektive.
Mos harroni të bëni ndërprerje të shkurtra edhe gjatë orarit të punës gjithashtu. Edhe pesë minuta pushim kur shkoni në tualet apo pini diçka, ju ndihmojnë të kthjelloheni. Për më tepër, mos e hani drekën në tavolinën e punës. Largohuni nga aty, pasi ndikon psikologjikisht.
Thjeshtojeni jetën
Kur jeni në kulmin e punës, gjëja e fundit që do të donit është të mos ju shqetësonin. Janë disa punë që duhen bërë në shtëpi apo nisja e një projekti personal.
Krijojini vetes mundësinë që të jeni totalisht i përqendruar në punë, duke e thjeshtuar jetën.
Mund të punësoni persona të tjerë të bëjnë ndonjë punë të rëndë ose mund t’u kërkoni miqve që t’ju japin një dorë gjatë kësaj kohe.
Për më tepër limitoni kohën që kaloni para ekranit. Ndërsa disa aktivitete online ju ndihmojnë që të ulni stresin, teknologjia është e lidhur me një nivel të lartë stresi.
Lëvizni
Edhe pse ju do të donit që të ndërprisnit disa aktivitete në jetën tuaj, aktiviteti fizik nuk duhet që të jetë një nga ato. Ushtrimet fizike mund të ulin stresin dhe të përmirësojnë aktivitetin tuaj. Për fat të keq, është një nga proceset që braktiset kur puna shtohet.
Nëse është e vështirë për të gjetur kohë për palestër, atëherë ka disa alternativa. Pikë së pari mund të bëni një shëtitje gjatë pushimit të drekës ose mund të shkoni në këmbë apo me biçikletë në punë. Por mos harroni se ka disa ushtrime të krijuara specifikisht për t’u bërë, ndërsa ju jeni përpara tavolinës së punës.
Kujdesuni për trupin
Përveç ushtrimeve, ju duhet t’u kushtoni vëmendje të madhe aspekteve të tjera të trupit dhe shëndetit tuaj. Nëse nuk kujdeseni sa duhet, atëherë do të keni pasoja në vazhdim.
Duhet që të bëni zgjedhjet e duhura në ushqimet që hani. Me vakte të vogla dhe të shpeshta gjatë ditës, do ta mbani në nivelin e duhur sheqerin në gjak dhe do të jeni i përqendruar dhe plot energji. Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni nervozizmin.
Mos harroni që të flini gjumë aq sa duhet gjatë natës. Kur trupi juaj pushon, produktiviteti do të jetë më i madh.
Gjeni kohën e përshtatshme
Disa njerëz janë më produktivë gjatë orëve të para të mëngjesit. Kurse disa të tjerë bëjnë gjëra të bukura gjatë orëve të vona të natës. Gjeni kohën kur jeni më shumë produktiv dhe punoni gjatë këtyre orëve nëse përgjegjësi juaj është dakord me këtë gjë.
Gjeni kohë për veten
Edhe pse mund të jenë pak minuta, është mirë që të lini pak kohë mënjanë për një aktivitet që ju pëlqen ta bëni. Mund të lexoni një libër, të bëni një dush, të luani një lojë në celularin tuaj ose të shijoni një seancë joge. Ideja është të largoni stresin, që të jeni i freskët kur të rinisni punën.
Mos e teproni me punën
Është normale që ndonjëherë të bëni punë më tepër. Por nuk është mirë që të merrni më tepër ngarkesë, kur keni shumë punë për të bërë. Kur detyroheni të punoni 56 orë në javë, produktiviteti juaj bie. Kërkimet tregojnë që edhe nëse punoni 56 orë në javë apo edhe nëse punoni 70, nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, sepse produktiviteti është i njëjtë. Pra, nëse planifikoni të punoni 70 orë në javë, 14 orë po i çoni dëm.
Reflektoni për sezonin tuaj të ngarkuar
Kur sezoni juaj i ngarkuar mbaron, edhe pse mund të jenë pak minuta, prapë kushtojini pak kohë gjithë procedurës dhe analizoni çfarë shkoi e mirë e çfarë nuk ju pëlqeu. Në këtë mënyrë do të nxirrni problemet dhe herës tjetër do të dini si t’i menaxhoni më