Femrat zakonisht mbathin çorape të holla kryesisht në mbrëmje me fustan. Por shpesh herë në minutat e fundit ju ka ndodhur,që sapo i kemi nxjerrë nga paketimi, gjatë veshjes t`ju shqyhen apo pëlcasin ndonjë fije e hollë, duke e bërë të pamundshme ti veshim.
T’iu dalë fija e çorapeve të holla është një gjë shumë shqetësuese. Por, patjetër që duhet të ketë një zgjidhje
E një nga mënyrat është se ato duhet ti veni në frigorifer.
Kur të merrni një palë çorape të reja, lagni ato nën ujë dhe veni në një qese plastike, pastaj lërini të rrinë në frigorifer brenda natës.
Merrni ditën tjetër dhe lërini që të shkrihen. Sipas PureËoë.com, ju duhet vetëm një herë t’ia bëni këtë çorapeve tuaja dhe do të bëhen më të shtrënguar dhe të fortë.
Temperaturat e ftohta i bëjnë fijet e juaja më të forta, kështu që ato kanë më pak gjasa për tu shqyer.