×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Si tentoi të përfitojë tender jashtëligjshëm Drejtori i Kulturës në Viti

    Insajderi
    18 October 2023 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Vitisë e kishte shpërblyer me tender në vlerë mbi  6 mijë euro zyrtarin e lartë politik. Bëhet fjalë për Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, Valmir Sahiti i cili përmes biznesit individual “Valmir Sahiti B.I” ka përfituar tender nga komuna pas kohës kur ai është zgjedhur drejtor. Por, pas disa ankesave, tenderi është anuluar me kërkesë të vetë drejtorit që sipas tij, nuk ka qenë në dijeni se është duke bërë shkelje të ligjit. Insajderi sjell detajet.

    Në ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit thuhet se zyrtarët e lartë publik nuk kanë të drejt të lidhin kontratë ose të përfitojnë ndihmë nga institucionet qendrore ose lokale, në të cilat zyrtari i lartë ushtron detyra publike. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 424: Nëse çështja zyrtare është veprim i prokurimit apo ankand publik, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri ne pesë (5) vjet.

    Duke bërë shkelje flagrante të Kodit Penal, të cekur më lartë, Komuna e Vitisë kishte përzgjedhur kompaninë e Drejtorit të Kulturës për të bërë “Transportin e nxënësve në relacionin Podgoric- Viti dhe anasjelltas”.

    Ky tender ishte protokolluar me datën 02.09.2022 nga menaxheri i prokurimit, Fadil Abazi.

    Tenderi u anulua disa ditë pasi ishte protokolluar. Gazeta Insajderi pasi ka kontaktuar drejtorin përfitues lidhur me këtë shkelje të rëndë, ai ka njoftuar se tenderi është anuluar dhe sipas tij, kjo ka ndodhur pasi që nuk ka qenë në dijeni se është duke bërë shkelje të ligjit.

    Unë e kam fituar tenderin sepse unë nuk kam pasur informacione që nuk kam të drejt mo me e fitu edhe pse në kompani i kam bartë përgjegjësit te dikush tjetër. I kam kërkuar zyrës së Prokurimit për me anulu tenderin sepse nuk paskam të drejt me konkuru. Ai tender është anulu dhe e ka marr dikush tjetër”, ka thënë Valmir Sahiti.

    Sahiti na ka dërguar edhe kërkesën që ka bërë tek Zyra e Prokurimit në Viti për anulim të tenderit.

    Gazeta Insajderi ka siguruar edhe vendimin e zyrës së Prokurimit ku është marr vendim që të anulohet tenderi për kompaninë që ishte zgjedhur fituese “Valmir Sahiti B.I”


    Sipas vendimit thuhet se arsyeja e anulimit sipas Agjencionit Kundër Korrupsionit është se përbën konflikt të Interesit.

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark