×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Si thonë bebet “Të dua”?

    Insajderi
    08 March 2023 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bebja dëshiron t’i vështrojë fytyrat, mirëpo për të më e dashura është fytyra e nënës, prandaj asaj vazhdimisht i dërgon shikime të këndshme

    Veç kësaj, çdoherë kur bebja gugat apo lëshon zëra, i thotë nënës që e do.

    Edhe para se t’i mbushë një vit, bebja çdo ditë i shfaq dashuri nënës, vetëm se atë e bën në mënyrë të veçantë.

    Pediatrja Maria Raquel thotë që ajo saktësisht e njeh aromën e nënës dhe kënaqet me të, posaçërisht derisa thith, gjë që ia shfaq duke i buzëqeshur ëmbëlsisht.

    Me siguri keni vërejtur që ajo qenie e vogël shpesh e përqafon nënën, aq më parë kur në ambient ka shumë njerëz, mes të cilëve ka edhe të tillë që i sheh për herë të parë.

    Kështu tregon që më e mbrojtur është në përqafim të nënës dhe që nuk dëshiron ta zëvendësojë me asnjë tjetër.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    07 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark