×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Si u gjet i vdekur Matthew Perry- Detaje për tragjedinë e yllit të “Friends”

    Insajderi
    30 October 2023 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vdekja e yllit të “Friends”, Matthew Perry-n tronditi botën e artit dhe jo vetëm.

    Miliona fansa të serialit tashmë presin të zbardhet shkaku i vdekjes së aktorit i njohur në “Friends” me emrin Chandler Bing.

    Ndërsa hetimet vijojnë, hipoteza të ndryshme janë hedhur rreth vdekjes së aktorit të njohur. Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se pasi u gjet i vdekur në banesën e tij në Los Angelos, TMZ publikoi audion e thirrjes drejtuar autoriteteve për ndihmë.

    Trupi i pajetë i Perry-t u gjet nga asistentja e tij personale e cila thuhet se telefonoi 911. Në audion e publikuar dëgjohet shprehja, “shpëtim 23”, ku e dhëna e parë është fjala mbytje.

    TMZ hedh dyshime lidhur me vdekjen e aktorit, teksa publikon edhe audion.

    Kur ekipi i urgjencës mbërriti në shtëpinë e tij, ata gjetën Matthew Perry-n pa ndjenja në vaskë të nxehtë.

    Deri më tani nuk është bërë i ditur zyrtarisht nga mjekësia shkaku i vdekjes së tij.

    Aktori u nda nga jeta të shtunën, më 28 tetor, në moshën 54-vjeçare.

    Skenari më i mundshëm sipas raportimeve është se aktori ka pësuar një atak në zemër, ndërsa policia do të vazhdojë të hetojë vdekjen 54-vjeçarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark