×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Si u përcoll në heshtje nga shteti dorëheqja e njeriut që 23 vite punë ia kushtoi personave të zhdukur gjatë luftës

    Insajderi
    10 December 2021 - 20:24

    Arsim Gërxhaliu i cili deri para pak kohësh ka mbajtur pozitën e drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, nuk i është vazhduar kontrata. Ndonëse nuk mori njoftim zyrtar për mosvazhdimin e punës nga Ministria e Drejtësisë, Gërxhaliu vazhdoi të punojë edhe për dy muaj.

    Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Insajderi, Gërxhaliu tregon se si në periudhën më të vështirë të jetës mori një njoftim se duhet të lëshonte zyrën e drejtorit të këtij Instituti përfundimisht.

    “Më 28 gushtë më ka skaduar afati apo mandatit i parë i drejtorit në të njëjtën kohën mua më erdhi djali nga Amerika pastaj u infektuar me Coivd-19 pata një periudhë shumë të vështirë dhe mezi arritëm ta shpëtojmë gjatë kësaj kohë në shtator unë dy herë kamë shkuar në Beograd për t’i përgatitur rastet e Kizhevak, pak para fundit të shtatorit nga burimet njerëzore një zyrtare më thirri e më tha që ta dorëzoi kartelën, dhe se nuk kamë pagë më dhe se duhet ta lëshojë zyrë”, tha Gërxhaliu për Insajderin.

    Por, Gërxhaliu nuk kishte marrë paraprakisht asnjë njoftim nga Ministria e Drejtësisë se a do t’i vazhdohej mandati apo do të largohej nga pozita që kishte.

    “Jo nuk kam marrë asnjë njoftim. Në fillim të tetorit më është lëshuar një kontratë si ekspert mjekoligjor në Institut, dhe e kam lëshuar zyrën sikurse kanë kërkuara ata, dhe tashmë jam vetëm ekspert ligjor”, tha tutje Gërxhaliu.

    Megjithatë Gërxhaliu i ishte kërkuar që ta vazhdojë angazhimin e tij në komisione qeveritare për të pagjeturit, por jo edhe mandati tjetër.

    Tutje, ai tregojë se si e mori vendimin përfundimtarë për tu tërhequr vet nga kjo detyrë.

     “Pas kësaj kohë Ligji e parasheh që anëtari i komisionit të jetë drejtori i IML që duhet udhëheqësi dhe menaxhimet i ri të kaloj aty, ndërkohë si ekspert nuk më raporton asgjë, pasi sektorët dhe divizionet i raportojnë drejtorit mungesa e këtyre raporteve të dhënave nuk mundesh me dhanë urdhëresa apo diçka tjetër, mua më bënë të varfër në informata, varfëria e informative e dëmton këtë proces të shenjt. E kam parë të udhës që të tërhiqem, para një muaj e kam njoftuar edhe Ministrinë e Drejtësisë që të shfuqizoj vendimi e anëtarit të komisionit qeveritarë që me ligj duhet të jetë drejtori i IML dhe Andin Hoti”, ka shtuar Gërxhaliu për Insajderin.

    Pas, dorëzimit të dorëheqjes së tij, Gërxhaliu tregoi se asnjëherë nuk u telefonua nga ministria Albulena Haxhiu, ndonëse jo për t’i ofruar një mandatë tjetër, por as për ta falënderuar për punën e tij.

    Madje telefonat apo letër falënderimi nuk mori as kryeministrit i vendit, Albin Kurti.

    “Nuk kam marre asnjë shpjegim asnjë informata paraprake për ketë çështje nga ministrja. Edhe pas dorëheqjes nuk kam marrë asnjë përgjigje, apo telefonat. Njësoj edhe me kryeministrit Kurti”, tha Gërxhaliu.

    Por, për dy muaj sa nuk kishte kontratë ai e kishte vazhduar punën, sidomos në rastin e Kizhevakut, por për këtë nuk u pagua, e përgjigjen që kishte marrë Gërxhaliu nga ministria e Drejtësisë ishte se tashmë Ligji ka ndryshuar.

    “Kam kërkuar nga sekretari dhe e kam njoftuar që edhe gjatë muajit shtator edhe pse nuk kam qenë I njoftuar kam vazhduar të punoj kom shkuar në Beograd dy herë kam përgatitur rastet  e Kizhevakut si dhe me 2 tetor edhe i kemi riatdhesuar i kemi dorëzuar deri në varrim siç e kemi procedurën. Kam kërkuar që së paku bile paga e ekspertit të më paguhet por, kam marrë përgjigje se jo Ligji ka ndryshuar dhe tash jemi shërbyes publik”, tha Gërxhaliu për Insajdeirn.

    I pyetur nga gazeta se si e sheh kontributin e tij për 23 vite nga shteti, ai thotë se është zero, por që këtë kontribut ua dedikon familjarëve të të pagjeturve.

    “Kontributi ime u barazuar me zero vetë fakti po flet në këtë aspekt, të them të drejtën që nga viti 99 janë ndërruar shumë qeveri asnjëra asnjëherë nuk është falënderuar s’pak dhe le më të dhurojnë ndonjë mirënjohje apo diçka tjetër”

    “Nuk është e lehtë të largohesh nga një rutinë ajo çfarë kamë bërë për 23 vjet e kamë bërë për familjar, 23 vitet me te mira të jetës time ju dhuroj atyre dhe ju kam dhuruar familjarëve të të pagjeturve”, ka thënë Gërxhaliu.

    Ndonëse, nuk mori mirënjohje nga institucionet e larta të shteti, Gërxhaliu nuk u la pa u parë nga vendet e huaja të cilat edhe e shpërblyen me mirënjohje për punën në Kosovë.

    Por, e vetmja mirënjohje nga vendi i tij, ishte ajo që i kishte ndarë familja Jashari.

     “Dy nga mirënjohjet e veçanta për mua janë mirënjohja nga familja Jashari dhe dekorata me Kryqi i Nderit të Argjendtë nga shteti gjerman. Mirënjohja më e mirë për mua do të ishte qysh nga viti 99 të më kishin mbështetur, edhe pse nuk kam asnjë mirënjohje me vulën e Kosovës”, tha Gërxhaliu për Insajdeirn.

    Në deklaratën lamtumirëse, Gërxhaliu ju kishte thënë familjarëve të të pagjeturve se do të jetë me ta gjithmonë.

    “I kërkojë falje familjes time së pari sepse i kam bartë në shtëpi dhimbjen emocione dhe shpresoj se ata do të bëjë halla, familjarë të të zhdukurve ju kamë thënë që gjithmonë do të jem moralisht me ta”, tha Gërxhaliu më tej.

    Arsim Gërxhaliu ishte njeriu i parë që i ishte bashkangjitur zyrës për për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore në vitin 2003. Ai kishte qenë njeri i cili e kishte themeluar Institutin e Mjekësisë Ligjore i cili ndodhet sot.

    Dhe sot pas 23 vitesh kur Gërxhaliu largohet nga ajo që kishte nisur aty mbesin 63 punëtor prej tyre 10 specialista të mjekësisë ligjore dhe 2 antropolog një Institucion i kompletuar i cili fal mundit të tij shumë shpejtë do të akreditohet me standard evropiane.

    Për 23 vite Gërxhaliu kishte përfunduar për mbi 5000 raste të personave të pagjetur dhe ia kishte të dorëzuara familjarëve, dhe tani numri i të zhdukurve është 1 mijë e 621 nga 6 mijë e 500 sa kishin qenë në fillim./GazetaInsajdeir/

    Më poshtë shihni intervistën:

    Shiko edhe:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark