Insajderi
Ballina 5

Si është gjendja e burrit të Pelosit, flasin mjekët

Insajderi
29 October 2022 - 11:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Si është gjendja e burrit të Pelosit, flasin mjekët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, po shërohet pas operacionit, thonë mjekët.

Ai u sulmua në shtëpinë e çiftit në San Francisko, më 28 tetor.

Pelosi, 82 vjeç, pësoi një traumë të fortë në kokë dhe në trup. Ende nuk dihen motivet e sulmit.

Sulmi ndodhi vetëm 11 ditë përpara zgjedhjeve të pjesshme, në të cilat krimi dhe siguria publike janë shfaqur si shqetësimet kryesore në mesin e amerikanëve.

Sulmi ngre pyetje në lidhje me sigurinë e anëtarëve të Kongresit dhe familjeve të tyre pasi kërcënimet ndaj ligjvënësve janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, dy vjet pas kryengritjes së dhunshme në Kongresin Amerikan.

Sulmohet shtëpia e Nancy Pelosit, plagoset bashkëshorti
Çifti kanë pesë fëmijë të rritur dhe shumë nipër e mbesa. Të dy kanë 59 vite martesë./REL


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark