Kandidatja për kryetare të Ferizajt nga radhët e LDK-së, Sibel Halimi, ka vizituar gjatë ditës së sotme fshatin Greme.
Halimi ka prezantuar plan programin e partisë para banorëve, dhe ka potencuar disa nga problemet kryesore me të cilat përballën banorët në këtë fshat.
Ajo ka premtuar se do të bëjnë funksionalizimin e çerdhes e cila është në gjendje shumë të keqe.
Gjithashtu ka premtuar mbështetje për bizneset përmes subvencioneve.
“Ne do ta bëjmë funksionalizimin e çerdhes e cila është tërësisht e demoluar dhe në gjendje të mjerueshme. Gremja do të jetë prioriteti ynë në mbështetje të bizneseve përmes subvencioneve”, ka shkruar Halimi në Facebook.