Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi, tha se gratë dhe vajzat përballen me sfida të ndryshme.
“Gratë dhe vajzat në Ferizaj çdo ditë përballen me diskriminim e sfida nga më të ndryshmet. Mungesa e qasjes në tregun e punës, në shërbimet shëndetësore dhe në arsim janë disa prej sfidave që bashkërisht do t’i tejkalojmë”, tha Halimi.
Ajo tha se do të krijojnë mekanizma që vajzat të jenë të sigurta në rrugë dhe ambiente shkollore.
Po ashtu Halimi tha se do ta bëjnë fuqizimin e grave në tregun e punës.
“Përmes subvencionimit të bizneseve private të cilat punësojnë gra ne do të synojmë fuqizimin e grave në tregun e punës. Do të krijojmë program të veçantë për mbështetjen e grave ndërmarrëse dhe iniciativave që dalin nga gratë përmes Start-Up.”, ka shkruar Sibel Halimi.