Kandidatja për kryetare të Ferizajt nga radhët e LDK-së, Sibel Halimi, ka takuar qytetarët e fshatit Mirashit.
“Në Mirash bashkë me Fadilin shpalosëm programin tonë qeverisës. Mirashi si shumica e fshatrave në Ferizaj, përballet me probleme nga më të ndryshmet”, tha Halimi.
Ajo premtoi se do t’i zgjidhin problemet që ka Mirashi, duke filluar nga zgjatja e orarit të AMF-së e deri të menaxhimi i mbeturinave.
“Banorët e Mirashit në Ambulantën e Mjekësisë Familjare mund të marrin shërbime mjekësore vetëm deri në orën 13:00. Zgjatja e orarit të AMF-së, asfaltimi dhe zgjerimi i rrugës katër kilometërshe, mirëmbajtja e lumit e menaxhimi i mbeturinave do të jenë prioritet i yni për Mirashin”, ka shkruar në facebook Sibel Halimi.