Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi, ka prezantuar planin e saj për mbrojtjen e mjedisit në kuadër të fushatës.
Halimi ka thënë se mbeturinat janë një nga problemet kryesore dhe era që kundërmon nga to e ka vështirsuar jetën e banorëve.
Ajo ka premtuar se do të bëhet klasifikimi dhe riciklimi i të gjitha mbeturinave.
“Projekti ynë për mbeturinat parasheh klasifikim dhe riciklim të të gjitha mbeturinave. Ferizaj brenda katër viteve do të bëhet qyteti i parë në Kosovë dhe më gjerë që të gjitha mbeturinat do të riciklohen”, është shprehur Halimi
Më tej Halimi ka potencuar se do të vendosën drujnë në çdo lagje të qytetit dhe hapësira gjelbëruese në tërë qytetin.
“Mbeturinat do të jenë në kompani të riciklimit e asnjëherë në dyert e shtëpive të qytetarëve. Drunjë në çdo lagje të qytetit. Hapësira të reja gjelbëruese në të gjithë qytetin”, ka thënë ajo.