Kandidatja për kryetare të Ferizajt nga radhët e LDK-së, Sibel Halimi, ka prezantuar programin në rrugën e Gjilanit.
Halimi ka premtuar se në fokus do të jetë mirëqenia e qytetarit.
Ajo ka falënderuar për pritjen madhështore në këtë vend.
“Qytetarët e kësaj pjese janë mobilizuar që qyteti i Ferizajt ta ketë një qeverisje siç e meriton”, ka shkruar Halimi.