Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi, ka vizituar kompaninë “Geris”, nga ku tha se është kënaqësi të jesh prezent në biznese të cilat fuqinë punëtore kryesore i kanë gratë.
“Çfarë kënaqësie kur viziton biznese të cilat fuqinë punëtore kryesore i kanë gratë. Në kompaninë “Geris” nga 100 punëtorë sa janë gjithsej, 80 prej tyre janë gra”, ka thënë Halimi.
Ajo, spikati faktin se përmes programit tonë qeverisës ne do të mbështesim kompanitë private përmes subvencioneve, të cilat punësojnë gra në biznese. Përmes kësaj ne synojmë fuqizimin e grave në tregun e punës.