×
  • Sport
  • Sport

    Sigaë Prishtina kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës – mposht Bashkimin

    Insajderi
    16 February 2023 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sigal Prishtina është kualifikuar në gjysmëfinale të turneut “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll. Në çerekfinalen e luajtur të enjten, Prishtina e eliminoi skuadrën e Bashkimit. Dueli i zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma” është mbyllur me shifrat 82:67 në të mirë të ekipit nga kryeqyteti. Bashkimi i rezistoi Prishtinës vetëm në dy çerekët e parë, përpara se ekipi i trajnerit Ahmet Kandemir ta bëjë shkëputjen në dy periudhat e fundit.

    Çerekun e tretë, Prishtina e mbylli me 18 pikë epërsi (67:49), gjë që i mundësoi ta ketë komoditetin për të qenë më e qetë në dhjetë minutat e fundit dhe fituar ndeshjen me 15 pikë dallim. Katër basketbollistë të Prishtinës e kanë mbyllur ndeshjen me pikë dyshifrore. Lejson Zeqiri pati 18 pikë, ndërsa me lojë të mirë u veçuan edhe Dustin Thomas (14), Dardan Berisha e Derrick Wilson që realizuan nga 13 pikë secili.

    Te Bashkimi, u veçua Curtis Jones me 24 pikë, i përcjellë nga Samardo Samuels me 12 pikë e 9 kërcime, por që nuk mjaftuan për t’i shpëtuar eliminimit nga kupa në ndeshjen e parë. Në gjysmëfinale, Prishtina e pret fituesin e ndeshjes mes Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit, që luhet prej orës 20:00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark