Sigal Prishtina fitoi derbin e javës së pestë të Prince Caffe Superligës ndaj Bashkimit me rezultat 91:89 (27:21, 26:23, 21:23, 17:22).
Në çerekun e fundit, Prishtina kishte epërsi deri në 14 pikë, 83:69, por Bashkimi nuk u dorëzua dhe luftoi deri në fund, duke afruar rezultatin minimalisht në 90:89, por nuk arriti përmbysjen e madhe dhe Sigal Prishtina triumfoi 91:89.
Te vendasit u dalluan Derrick Wilson me 17 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, Dardan Berisha me 20 pikë e gjashtë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Erik Copes me 25 pikë e 17 kërcime, ndërsa Altin Morina shtoi 19 pikë e pesë asistime.
Bardhekaltrit kanë katër fitore e një humbje, ndërsa Portokallezinjtë tri fitore e dy humbj.