×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Siguria ushqimore, nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    28 November 2023 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një marrëveshje që ka të bëjë me sigurinë ushqimore dhe punësimin e lirë të veterinerëve.

    Kështu ka njoftuar sot Oda e Veterinerëve e Kosovës.

    “Siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eliminuar sëmundjet e transmetueshme, por nga ana tjetër tregu i lirë i punës për mjekët veterinerë në vendet ndërkufitare, ka qenë qëllimi i takimit midis dhomave të veterinarisë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në ditën e 111 vjetorit të shpalljes së pavarësisë”, thuhet në komunikatën e OVK-së.

    Ky takim u zhvillua në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve midis dhomave dhe forcimi rajonal kundrejt kërkesave dhe standardeve të tregut dhe Bashkimit Evropian.

    Takimi po ashtu u zhvillua për rritjen e standardeve të mjekëve veterinerë, trajnimit të vazhduar dhe tregut të lire të punës midis shteteve, e gjitha kjo e përkthyer në shëndet të konsumatorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark