Lionel Messi duket se është ringjallur kohët e fundit me ekipin francez pasi paraqitjet e tij janë me të vërtetë të jashtëzakonshme.
Mbrëmjen e djeshme, PSG fitoi Superkupën e Francës me rezultatin 4-0 ndaj Nantes, ku argjentinasi ishte autori i golit të parë.
Pasi përfundoi ndeshje, Messi ishte duke u shoqëruar nga sigurimi drejt tunelit dhe një djalosh i vogël vrapoi pas tij për të bërë një foto me yllin argjentinas.
Sigurimi nuk e lejoi këtë gjë dhe e tërhoqi pothuajse zvarrë fansin e vogël. Messit nuk i pëlqeu ky veprim dhe ka ndërhyrë në mënyrë të shpejtë duke u thënë që ta lejnon tifozin e vogël t’i afrohej.
Ata e dëgjuan Messin dhe djaloshi realizoi foton e tij të ëndrrave, madje duke i dhënë edhe një përqafim Messit në fund.