×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Silleni Thaçin”- Grenell kritikon ashpër Kurtin dhe Osmanin, thotë se po ua harxhojnë paratë amerikanëve

    Insajderi
    24 October 2023 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-emisari i Administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar kryeministrin dhe presidenten e Kosovës.

    Grenell, me anë të një postmi në platformën ‘X’ ka thënë se “amerikanët janë më pak të sigurt” për shkak të Kurtit dhe Osmanit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai ka thënë se SHBA-ja po shpenzon të mira materiale, përkundër që, sipas tij, liderët shtetërorë kosovarë s’po arrijnë t’i implementojne marrëveshjet e arritura më herët.

    “Amerikanët janë më pak të sigurt për shkak të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit”, shkruan ai.

    “Më shumë trupa amerikanë dhe të NATO-s, më shumë taksa amerikane të shpenzuara, më shumë kriza – e gjitha kjo për shkak se Kurti dhe Osmani s’po arrijnë t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura nga Presidenti Thaçi [Hashim Thaçi]! Kthejeni Thaçin!”, ka shkruar Grenell.

    Reagimi i tij vjen në formë të ‘quote tweet’ në postimin e presidentes së Kosovës, e cila njoftoi për vizitën e saj në Iowa.

    “Garda Nacionale e Iowa-s ka luajtur një rol kyç gjatë viteve në forcimin e kapaciteteve dhe aftësive të Forcës sonë të Sigurisë [FSK]. Ne jemi këtu për të zgjeruar partneritetin tonë simotër shtetëror dhe për të forcuar më tej lidhjet tona të pathyeshme me SHBA”, ka deklaruar Osmani në platformën ‘X’. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark