Ishte një ndeshje vërtetë e jashtëzakonshme ajo mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, e vlefshme për gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Cityt u tregua më e vendosur si Reali, ku dhe fituan takimin në fund me rezultatin final në 4:3.
Pas ndeshjes foli edhe mjeshtri i mesfushës së Cityt, Bernardo Silva
“Sinqerisht mendoj se në 20 minutat e para ne ishim shumë të mirë. Mënyra se si bënim presion, mënyra se si kontrolluam lojën dhe krijuam raste. Gjatë 90 minutave u duk sikur mund të kishim fituar me më shumë gola. Për fat të keq nuk arritëm të përfitonim nga diferencat tona, Është Champions League, ne luajmë me një nga skuadrat më të mira në botë. Ende është një rezultat i mirë.
“Ishte një lojë e mirë. Tifozët tanë duhet të jenë krenarë për ne dhe punën që kemi bërë. Mund të kishim shënuar më shumë por ky është futbolli. Ata shfrytëzuan rastet e tyre.
“Penalltia erdhi nga hiçi. Ne po kontrollonim lojën. Ne ishim pak të pafat”, tha Silva.