×
  • Lajme
  • Lajme

    Simiq: Vota për Listën Serbe është kontribut për vazhdimin e betejës sonë për interesa kombëtare

    Insajderi
    03 February 2021 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lista Serbe,  po niset në fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që zyrtarisht fillon sot, me një qëllim të qartë – për të fituar të gjitha 10 vendet në Parlamentin e Kosovës që janë planifikuar për komunitetin serb.

    Nënkryetari i Listës Serbe dhe i pari në listën e këtij subjekti politik në zgjedhjet e ardhshme, Igor Simiq pretendon se” uniteti dhe shteti i Serbisë janë faktorët kryesorë në mbijetesën e serbëve në Kosovë”.

    Sipas tij, LS-ja arriti të ndihmojë popullatën serbe në Kosovë gjatë periudhës së mëparshme të trazuar për shkak të pandemisë.

    “Vota për Listën Serbe është një mbështetje për luftën në institucione, si për secilin individ ashtu edhe për interesat kolektive të popullit serb. Gjithashtu, me ndihmën e shtetit tonë, ne duhet të vazhdojmë të investojmë dhe me projekte të ndryshme të infrastrukturës për të mundësuar përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në Kosovë, si në zonat ku serbët janë shumicë, ashtu edhe në zonat ku sot, për fat të keq, jetojnë në pakica. Këtu, ne nënkuptojmë kryesisht mbështetjen për aktivitetet ekonomike”. Ka deklaruar Simiq për Kosovo Online. Në pyetje a ka ndonjë parti shqiptare e cila kishe dëshiruar të bashkëpunojë me LS, Simiq ka thënë se “përfaqësuesit shqiptarë nuk po i respekojnë marrëveshjet as në nivelin më të lartë se që është marrëveshja e koalicionit. Ajo çfarë mbetet si bazë për  ne është se kurrë nuk do t’i braktisim interesat e popullit serb pa marrë parasysh se kush i përfaqëson shqiptarët brenda parlamentit”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark