Një nga aktivitetet e preferuara të futbollistëve në fushë është simulimi, por një video që vjen nga Premierliga e Malajzisë i kalon të gjithë kufijtë.
Është luajtur minuta e 86-të e ndeshjes, kur lojtarët e mysafirëve të Perakut kanë fituar nga këndi, ndërsa mbrojtësi Danish Hazik ka bërë një festë mjaft të pazakontë.
Ai kërceu në zonën e rreptësisë së kundërshtarit duke festuar goditjen nga këndi të ekipit të tij. Njëri nga rivalët i është afruar dhe e ka larguar lehtë, pas së cilës mbrojtësi i Perakut është rrëzuar përtokë si i lënduar.
Më pas bëri diçka që edhe Neymar do ta kishte zili. Cili ka qenë saktësisht qëllimi i tij, askush nuk e di, por e sigurt është se ai u bë një yll planetar dhe mori edhe “lavdërime” të shumta se është shumë më i mirë se Neymar në simulim.