Sinan Hoxha dhe Ana e “Përputhen” fusin në sherr çiftin, bashkëshortja tenton të vrasë veten - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Sinan Hoxha dhe Ana e “Përputhen” fusin në sherr çiftin, bashkëshortja tenton të vrasë veten

    Insajderi
    22 January 2021 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ngjarja e pazakontë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve ku Saimir Bakalli së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit për Vitin e Ri.

    Simpatia e deklaruar nga gruaja për këngëtarin Sinan Hoxha dhe e burrit për Anën, vajzën pjesëmarrëse në emisionin “Përputhen”, ka çuar në një grindje mes dy bashkëshortëve në kryeqytet, e cila ka përfunduar në dhunë dhe madje njëri prej tyre është arrestuar.

    Ngjarja e pazakontë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve ku Saimir Bakalli së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit për Vitin e Ri.

    Konflikti ka nisur në momentin kur bashkëshortja e Sajmirit kishte dashur të shihte në televizor këngëtarin Sinan Hoxha, të cilin ka thënë se e pëlqente.

    Kjo gjë ka shkaktuarxhelozi te bashkëshorti, i cili e ka akuzuar se kishte më shumë se pëlqim ndaj tij. Debati ka vijuar me tej kur bashkëshortia komplimentuar Anën e emisionit “Përputhen”. Por ka qenë të bashkëshortja këtë herë ka reaguar ndaj bashkëshortit.

    Grindja mes çiftit ku njeri e akuzonte për Anën dhe tjetri për Sinanin është ashpërsuar ndërsa debati ka kaluar edhe në dhunë fizike, ku Sajmiri ka qëlluar bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit ka tentuar të vrasë veten me thikë.

    Në këto çaste ka ndërhyrë babai i gruas, njëherësh vjehrri i Sajmirit për të ndarë çiftin por edhe ai është goditur nga dhëndri.

    I gjithë debati ka ndodhur ne sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit Bakalli të cilët kanë qenë spektatorë të skenës së shëmtuar të dy prindërve.

    Më pas 35-vjeçari është larguar nga shtëpia, ndërsa dy të dhunuarit i janë drejtuar policisë ku e kanë kryer denoncimin.

    Saimir Bakalli është arrestuar dy ditë me parë nga policia dhe këtë te enjte u soll në gjykatë ku u vlerësua me masën “arrest me burg” për akuzën e dhunës në familje. Mësohet se 35-vjeçari ishte me arsim 8-vjeçar ndërsa bashkëshortja me arsim të mesëm/OraNews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark