Insajderi
Zgjedhjet 2026

Sinani i LDK-së: Derisa sektori privat u rrit 100%, punëtorët publikë po mbajnë dy punë për të mbijetuar

Insajderi
02 June 2026 - 12:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sinani i LDK-së: Derisa sektori privat u rrit 100%, punëtorët publikë po mbajnë dy punë për të mbijetuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga LDK, Blerim Sinani, ka reaguar lidhur me dallimin e madh të rritjes së pagave mes sektorit privat dhe atij publik në pesë vitet e fundit.

Sinani ka theksuar se përderisa në sektorin privat ka pasur një rritje prej mbi 100% (nga 350 në rreth 700 euro), në sektorin publik rritja nuk ka arritur as 25% deri në 40%.

“Sot, shumë punëtorë të sektorit publik po detyrohen të mbajnë një vend të dytë pune ose të ndërrojnë profesionin vetëm për të mbajtur familjen për shkak të rrogës së ulët. Rroga e mirë është dinjitet. Mos bëj kompromis me dinjitetin tënd,” u shpreh Sinani.

Blerim Sinani garon në listën e LDK-së me numrin 84.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark