×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sindikata paralajmëron fillimin e grevës në arsim

    Insajderi
    16 January 2023 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përveç infermierëve dhe punëtorëve të hekurudhave në Angli edhe punëtorët e arsimit pritet të hyjnë në grevë.

    Kjo është kërkesë drejtuar kryeministrin britanik Rishi Sunak për rritje pagash në kohë inflacioni.

    NEU ka njoftuar se qeveria u kishte ofruar anëtarëve të saj një rritje pagash prej 5%, që sipas tij nuk kompensonte uljen e pagave të shkaktuara nga rritja e çmimit.

    Por sipas qeverisë pagat nuk mund të ngriten pasi do të thellohet edhe më shumë gjendja e inflacionit.

    Ndërsa, anëtarët e Shoqatës Mbretërore të Infermierëve kanë paralajmëruar për një tjetër greve të mërkurën dhe të enjten dhe sindikata ka paralajmëruar se raundi i radhës i grevave mund të jetë më i fortë, me dyfishin e numrit të infermierëve që marrin në Angli në shkurt nëse nuk gjendet një zgjidhje, raporton AbcNews, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark