×
  • Showbiz
  • Show

    Sipas Lori Hoxhës kjo është vajza VIP shqiptare që vishet më me stil

    Insajderi
    23 August 2023 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lori Hoxha është një “fashionistat” më të pëlqyera shqiptare dhe prej kohësh llogaria e saj e Instagramit është shndërruar në “vendin” e preferuar të vajzave që e duan modën.

    Garderoba e Lorit është e larmishme dhe këshillat e saj sesi të dukemi më “cool” dhe stil na kanë shërbyer gjithmonë. Këtë herë Hoxha iu gjend ndjekësve të saj edhe më afër nëpërmjet Instagramit, ku po jepte këshilla mbi produktet e luksit në kozmetikë.

    Edhe pse pak jashtë teme; pyetjeve rreth “fashion” dhe stilit Lori nuk i lë pa përgjigje.


    Një prej ndjekësve të “fashionista”-s shqiptare ishte se cilën prej vajzave të famshme ajo e veçon si më stil.

    E si duket Lori e ka një të preferuar dhe ajo është Loredana.

    “Ka një përpjekje në përgjithësi, megjithatë unë pëlqej vërtetë Loredanën. Nuk përpiqet shumë, por sërish duket një bombë”, është përgjigjur Lori Hoxha, teksa merr një reagim nga Loredana, e cila i thotë para 2.8 milion personave: “Të dua!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark