Portali serb Kossev ka raportuar se sirenat janë dëgjuar edhe në Zubin Potok.
Sipas këtij mediumi, qytetarët serbë kanë filluar të mblidhen në qendër të Zubin Potokut.
Barrikada janë vendosur në Rudarë, Zveçan dhe Leposaviç, gjithashtu edhe janë mbledhur serb në ato zona.
Krejt kjo si pasojë e arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq i cili u kap duke ikur nga Kosova.
“Sirena e alarmit ka rënë edhe në Zubin Potok pak pas orës 16:00, na bëjnë të ditur banorët e kësaj komune. Në të njëjtën kohë, vijnë informacione se qytetarët janë mbledhur në qendër të Zubin Potokut” thuhet në postimin e Kossev.