Sistemi ETIAS/ Këshilltarja e BE-së: Po vazhdon diskriminimi ndaj Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sistemi ETIAS/ Këshilltarja e BE-së: Po vazhdon diskriminimi ndaj Kosovës

    Insajderi
    13 October 2022 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak më parë u raportua se Franca ka kushtëzuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, çështje të cilën sot, grupi punues për vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian, e diskutoi për herë të parë.

    Në lidhje me këtë,ka reaguar Kati Schneeberger, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, e cila ka thënë se, gjithmonë po dalin arsyetime të reja për vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave.

    Ajo po ashtu ka thënë se kjo çështje nuk duhet të vazhdojë kështu.

    “Gjithmonë arsyetime të reja për të vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave. Këtë herë është ETIAS që do të lidhet me liberalizimin e vizave të Kosovës. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu”, ka thënë Schneeberger në Twitter.

    Ndërsa, gazetarja nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, ka komentuar mbledhjen e sotme të Grupit Punues për vizat pas raportimeve se Franca kishte kushtëzuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

    “Asnjë shtet nuk ka kundërshtuar liberalizimin e vizave. Franca nuk ka kushtëzuar liberalizimin e vizave. Të paktën jo sot. Ajo ka shprehur disa kërkesa, por nëse do të insistojë në disa kërkesa, atëherë mund edhe të stagnojë procedura… Atmosfera ishte shumë pozitive” – u shpreh gazetarja nga Brukseli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark