×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Situata alarmante me kosovarët në autobusë në Serbi, diplomati Haxholli po qëndron bashkë me ta

    Insajderi
    17 April 2024 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rreth 15 autobusa me targa të Kosovës janë bllokuar në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Ata janë ndaluar në kufi mbrëmë rreth orës 10 e deri me tani ende nuk janë lejuar të kalojnë.

    Një udhëtar ka treguar për Insajderin se diplomati kosovar, Fatmir Haxholli është duke qëndruar me ta.

    Kujtojmë se pak më parë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kanë apeluar ndaj qytetarëve të Kosovës t’i evitojnë lëvizjet nëpër Serbi.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare, të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi”, thuhet në njoftim.

    “MPJD dhe MPB janë duke ndermarrë veprimet e nevojshme dhe do t’iu mbajnë të informuar rreth detajeve të reja”, vijon njoftimi.

    “Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”.

    Reagimi i tyre vjen pasi rreth 15 autobusa me targa të Kosovës janë bllokuar me orë të tëra në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark