Kombëtarja shqiptare luan sot në darkë një ndeshje shumë të rëndësishme me Çekinë, në rrugëtimin e saj drejt Euro 2024. Kjo është e para e tre “finaleve”, siç i ka cilësuar vetë trajneri Silvinjo dhe lojtarët kuqezi, ku të gjithë duhen në maksimumin e formës.
Shqipëria nuk ka asnjë lojtar të pezulluar për ndeshjen me Çekinë, as ndonjë që rrezikon pezullimin, ndonëse janë 12 futbollistë të ndryshëm që janë ndëshkuar me një karton të verdhë në ndehsjet e mëparshme si më poshtë:
Strakosha, Veseli, Hysaj, Mitaj, Laçi, Bajrami, Asllani, Cikalleshi, Seferi, Asani, Muja dhe Daku
Sipas rregulloreve të UEFA-s për fazën kualifikuese, një lojtar është i pezulluar, përtej kartonëve të kuq në ndeshje, kur plotëson tre të verdhë në përballje të ndryshme, kur plotëson 5 dhe çdo numër tjetër kartonësh të verdhë pas tij.