
Skuadra e Paris Saint-Germain (PSG) mbrëmë fitoi në “Emirates Stadium” në Londër me shifrat minimale 0:1 kundër Arsenalit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve.
Ndonëse Arsenali pati shanse të mira që ta barazonte rezultatin, kjo nuk ndodhi. Pavarësisht se shënoi me kokë Mikel Merino, goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje, shkruan Insajderi.
Rezultatin PSG e vulosi që në fillim të ndeshjes, me një gol të Ousmane Dembeles që nga minuta e katërt.
Sido që të jetë, përgjatë ndeshjes ka pasur momente që kanë tensionuar fansat e Arsenalit. Një i tillë ka qenë edhe një ndërhyrje e lehtë e Bukayo Sakas ndaj Nuno Mendes, ku ky i pari kishte një shans të mirë drejt golit.
Nga ky akordim, pati fishkëllima nga “topçinjtë” në drejtim të gjyqtarit. /Insajderi.org/