Insajderi
Botë

Situata në Lindjen e Mesme dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit, Starmer flet në telefon  me Trump

Insajderi
15 March 2026 - 22:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Situata në Lindjen e Mesme dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit, Starmer flet në telefon  me Trump
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar situatën aktuale në Lindjen e Mesme.

Sipas deklaratës nga një zëdhënës i 10 Doëning Street, dy liderët diskutuan rëndësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, për t’i dhënë fund ndërprerjes së transportit detar global, e cila po çon në rritje të kostove në nivel botëror.

“Po ashtu, kryeministri i shprehu presidentit amerikan ngushëllimet për ushtarakët amerikanë që humbën jetën gjatë konfliktit”, shtoi zëdhënësi.

Ndërkohë, Starmer zhvilloi edhe një bisedë me kryeministrin kanadez Mark Carney, ku diskutuan ndikimin që mbyllja e vazhdueshme e ngushticës ka në transportin ndërkombëtar detar.

Dy liderët ranë dakord të vazhdojnë konsultimet për luftën në Lindjen e Mesme në një takim që pritet të zhvillohet të hënën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark