×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Situata në Pejë – Mehaj del në terren, ngushëllon familjen e dy viktimave

    Insajderi
    25 June 2023 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkuar për ngushëllime në fëmijën Ademaj në Pejë, pas humbjes së dy personave nga vërshimet.

    Mehaj njoftoo se ka dalë edhe në terren dhe ka parë nga afër gjendjen, derisa thotë se janë në dispozicion me gjithë kapacitetet për të ndërhyrë aty ku ka nevojë për t’iu shërbyer qytetarëve.

    Postimi i plotë:

    Humbja tragjike e jetës së dy qytetarëve tanë për shkak të vërshimeve në komunën e Pejës, është lajm i rëndë dhe pikëllues për të gjithë ne. Sot ishim për ngushëllime në familjen e cila humbi dy më të dashurit e saj, jemi të prekur thellë nga kjo tragjedi që ka goditur secilin.

    Që nga momenti kur kemi marrë informacionet për vërshime, ne kemi qenë në gjendje gatishmërie dhe në kontakt me autoritetet lokale. Njësitet tona të kërkim-shpëtimit që nga mbrëmë kanë qenë në terren për të ndihmuar në përballimin e situatës.

    Gjithashtu sot së bashku me kryetarin e komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri dhe me Ministrin, z. Elbert Krasniqi, perfaqësues të AME-së, Policisë së Kosovës dhe FSK-së, kemi dalur në terren dhe kemi parë nga afër gjendjen, jemi në dispozicion me gjithë kapacitetet tona të  për të ndërhyrë aty ku ka nevojë për t’iu shërbyer qytetarëve.

    Falënderojmë të gjithë për punën dhe sidomos qytetarët të cilët i kanë dalur në ndihmë njëri-tjetrit, urojmë këtë situatë të kalojmë sa më shpejt, me sa më pak pasoja!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark