×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Situata në veri, Hovenier takohet me Osmanin

    Insajderi
    26 September 2023 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier mesditën e së martës është takuar me presidenten, Vjosa Osmani, në zyrën e kësaj të fundit, raporton Ekonomia Online.

    Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura, përderisa temë e diskutimit pritet të jetë gjendja në veri pas sulmit të së dielës ndaj Policisë së Kosovës.

    Hovenier i pati dënuar ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku një efektiv humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

    “Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne e pranojmë dhe respektojmë rolin e saj si përgjigja e parë ndaj emergjencave dhe situatave të krizës”, u shpreh ambasadori Hovenier.

    Me tej, diplomati amerikan tha se personat që organizuan këto vepra kriminale duhet të dalin sa më shpejt përpara drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.

    Hovenier iu shprehu ngushëllime familjarëve të policit të vdekur, ndërsa shërim të shpejtë të plagosurit

    Ambasadori gjithashtu deklaroi se vlerëson koordinimin e vazhdueshëm në mes të Policisë së Kosovës, misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX.

    Të njëjtin qëndrim mbajti dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, i cili shpërndau në rrjetet sociale postimin e homologut amerikan.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark