×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Situatë alarmante – Kurti nuk e ka legjimitetin ta shkatërrojë aleancën me SHBA-në”

    Insajderi
    15 February 2024 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas konferencës së jashtëzakonshme të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se situata me dinarin e ka dëmtuar partneritetin e SHBA-së me Kosovën.

    Hovenier ka bërë edhe një thirrje që të pezullohet vendimi i BQK’së për dinarin.

    Sipas Krasniqit një situatë e tillë nuk është vetëm e dhimbshme, por edhe alarmante.

    “Një situatë e tillë nuk është vetëm e dhimbshme, por edhe alarmante, sepse kur zoti Kurti dhe Qeveria e tij me veprimet dhe gabimet e tyre e sjellin punën që qeveria amerikane, edhe përmes ndihmë sekretarit amerikan të Shtetit, edhe përmes deklarimit në konferenca të jashtëzakonshme të ambasadorit të ShBA-ve në Kosovë del dhe e thotë qartazi se partneriteti mes Kosovës dhe Amerikës është dëmtuar”, tha ai.

    Krasniqi u shpreh se Kurti nuk e ka legjimitetin e shkatërrimit të aleancave të Kosovës.

    “Albin Kurti nuk e ka legjimitetin me i  shkatërrua aleancat e Kosovës. Kurti ka fituar zgjedhjet për t’i realizuar premtimet që u ka dhënë njerëzve”.

    Sipas tij, automatikisht duhet ndërmarrë veprime për të ndryshuar dhe kthyer ky raport qenësor ekzistencial i Kosovës si ka qenë gjithmonë në të kaluarën.

    “Automatikisht duhet ndërmarrë veprime për të ndryshuar dhe kthyer ky raport qenësor ekzistencial i Kosovës aty ku ka qenë dhe aty ku e dëshirojnë qytetarët e vendit tonë”, theksoi kreu i PDK-së për Ekonomia Online.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark