S.D. është arrestuar nga Policia e Kosovës në Kamenicë, pasi ndaj të njëjtit kishte urdhëresë gjykate për veprën penale “bashkëjetesë me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar, duke bërë të ditur se arrestimi ka ndodhur dje.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Kamenicë me datën 11.02.2024 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin S.D”, thuhet në njoftim.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj për veprën penale ‘’Bashkëjetesë me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, vijon njoftimi. /Insajderi.org/