×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’ka nevojë”, Kurti dha këtë arsyetim kur u pyet pse s’u takua me Lajçakun në Prishtinë

    Insajderi
    07 November 2023 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se “s’ka pasur nevojë ta takojë” emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij. Kryeministri tha se ka pasur obligime të tjera dhe se “gjithçka është në rregull” meqë Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Bislimi, dje zhvilloi një darkë pune me emisarin evropian Lajçak.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se në atë takim u diskutua lidhur me “të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”.

    “Është takuar zëvendësi im Besnik Bislimi edhe gjithçka është në rregull. Po unë isha në Klinë dhe në Pejë dhe tash këtu nuk ka nevojë. Kur ka nevojë e takoj edhe unë po tash, Besnik Bislimi është duke kontaktuar, komunikuar me të. Nuk është hera e parë që kemi takim me emisarin evropian, por këtë e zhvillon zëvendësi im, i cili është përgjegjës për integrime evropiane zhvillim dhe dialog”, potencoi Kurti, sipas KosovaPress.

    Lidhur me këtë çështje, Kurti foli gjatë vizitës në fshatin Trebovic të Pejës, me ç’rast vizitoi familjen egjiptase të Gëzim Sakut, përfitues i projektit për ndërtimin e shtëpisë, në kuadër të thirrjes së Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL).

    Kurti potencoi se familja shtatë anëtarësh e komunitetit jo-shumicë, në muajin dhjetor do të hyjë në shtëpinë e re.

    “Këtu është një familje egjiptase e cila është familje shtatë anëtarësh edhe nuk kanë pas shtëpi, tash në muajin dhjetor do të hyjnë në shtëpinë e re, e kanë pasur…30anëtarë të familjes së gjerë, dy oda e familja e ngushtë e Gëzim Sakut, është shtatë anëtarësh do ta ketë këtë shtëpi këtu…E gëzofshi”, tha Kurti.

    Kryeministri, sot bashkë me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi vizituan familjet e komuniteteve jo shumicë të cilat kanë janë përfituese të thirrjes së kësaj ministrie, për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive të tyre.

    Gjatë vizitës, Kurti ka theksuar se MAPL ka ndarë dy milionë euro për ndërtimin e 57 shtëpive, që sipas tij do të ndërtohen deri në fund të këtij viti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark