×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Ska pas ma të mirë”, deklarohet vëllau i Xhafer Gashit që ju punësua dhëndrri dhe miku

    Insajderi
    14 April 2023 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një javë më parë Gazeta Insajderi ka raportuar se pozita të rëndësishme i janë dhënë familjarëve të kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi dhe familjarëve të zyrtarëve të partisë së LDK’së në Ndërmarrjen Publike Lokale “Kastrioti Sh.a”.

    Në mesin e të punësuarëve në NPL ‘Kastrioti’ janë edhe vëllau i gruas dhe dhëndrri i Enver Gashit, i cili është asambleist në Kuvendin Komunal dhe vëllai i kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi.

    Në një përgjigje për Insajderin, Enver Gashi tha se nuk ka pas kandidatë më të mirë për ato pozita sesa familjarët e tij.

    Ata i kanë plotësu kushtet edhe s’ka pas ma të mirë, ska aty… veç po doni me ba lajme“, tha shkurt Gashi për Insajderin.

    Arben Tërnava u pranua për pozitën e ‘Kordinatorit’ me 13 mars 2023. Pas intervistës dhe testit me shkrim ai mori 87.5 pikë.

    Tërnava është vëllau i gruas së Enver Gashit.

    Ndërsa, Arian Ademaj ishte përzgjedhur për pozitën e ‘Arkivistit’ në janar të 2022’ës. Gazeta Insajderi ka mësuar se ai është dhëndrri i asamblistit Gashi.

    Ademaj pas intervistës dhe testit me shkrim mori 91 pikë.

    Qeveria e Kosovës në mars të 2021’ës kishte  vendosur për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Kastrioti Sh.a” me aksione 100% të  komunës së Obiliqit.

    Kjo kompani  merret kryesisht me shërbime të mirëmbajtjes së ambientit dhe natyrës si dhe shërbime të tjera në komunitet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark