Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë thirrje për konsumatorët që kanë blerë një produkt sallami të tërheqin dhe ta kthejnë atë pranë pikave të shitjes, pas një njoftimi të sistemit europian RASFF për prani të një trupi të huaj në produkt.
Sipas njoftimit të AKU-së, bëhet fjalë për sallamin “SALAME GALBANETTO G230 c.a”, i cili është njoftuar nga autoritetet italiane si një produkt me nivel serioz risku për shëndetin.
Të dhënat e produktit janë:
Njoftimi është bërë në vijim të një alarmi të sistemit RASFF (Rapid Alert System for Food and Feed), pas evidentimit të pranisë së një trupi të huaj në produkt.
AKU u bën thirrje konsumatorëve që, nëse e kanë blerë dhe e kanë ende në posedim këtë produkt, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë pranë pikave të shitjes.