Në një ndeshje hokeji në kampionatin rus, sportistët në fushë kanë formuar shkronjën “Z” (za pobedy – për fitore).
Kjo shkronjë po vendoset në të gjitha automjetet luftarake ruse në Ukrainë.
Ky incident ka ndodhur në dy ndeshje hokeji dhe të përfshira janë skuadrat si Ska Neftyanik, Vodnik, Kuzbas dhe Dinamo Moskë.
Madje, raportohet se disa prej këtyre klubeve kanë lidhje të forta me qeverinë ruse.
Kjo ngjarje ka ngjallur irritim jashtë kufijve të Moskës, teksa shumë shtete kanë kërkuar të merren masa të ashpra.