×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Skandal në Slloveni, punonjësit e termocentralit vjedhin rreth 100 tonë bakër

    Insajderi
    16 January 2024 - 19:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sllovenia është tronditur nga një skandal i madh pasi u zbulua se punonjësit e termocentralit slloven, “Shostanj”, kanë vjedhur bakër në blloqet 1, 2, 3 dhe 4 për një kohë të gjatë.

    Sipas informacioneve jozyrtare janë nxjerrë dhe shitur rreth 100 tonë bakër, shkruan e përditshmja sllovene “Veçer”.

    Është e qartë se vjedhja nuk mund të ishte kryer nga individë, por nga një grup i organizuar punonjësish, pasi qasja në blloqe kërkonte miratimin e disa eprorëve.

    “Ata e kuptuan se diçka nuk ishte në rregull kur donin të pomponin mbeturinat nga blloku 4 dhe e kuptuan se pompa nuk funksiononte sepse nuk kishte më kabllo”, ka thënë njëri nga punonjësit.

    Hetimet policore janë duke vazhduar dhe policia sllovene deri më tani ka konfirmuar vetëm se është duke hetuar një nga kompanitë në zonë për dyshimin se ka kryer veprën e vjedhjes së madhe, e cila dënohet me burgim deri në pesë vjet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark