×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Skandali 2 milionësh – bllokohen llogaritë bankare të përfituesve nga vjedhja e 2 milionë eurove

    Insajderi
    28 October 2020 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Visar Duriqi, Njomza Salihi

    Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka vendosur Urdhër Ndalues ndaj llogarive në të cilat kanë shkuar paratë e Thesarit të Shtetit.

    Gjykata ka vendosur që për 30 ditë [nga 26 tetor deri më 25 nëntor] të ngrijë shumicën e të gjitha xhirollogarive në të cilat janë shpërndarë paratë nga “LDA Group”.

    Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin në të cilin thuhet se urdhri vlen për bankat në të cilat kompanitë kanë pasur xhirollogari.

    Dokumenti dëshmon se deri tash janë bllokuar 22 xhirollogari, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas të njëjtiti dokument në Raiffaisen Bank janë bllokuar llogaritë e N.T.P. Air Tours, Drilon I. Kastrati B.L., Haliti-Beton SHPK, NTPSH Haliti; Haliti Beton SHPK; Unit Trade; Kastrati Bau; Kreativ SHPK; N.T.P Xeni-I.

    Derisa në ProCredit Bank janë bllokiar këto llogari: Fati E SHPK; Al Metal Sadria SHPK; DPT Xeni Plast; Multi Business Group; gap SHPK.

    Në bankën NLB është bllokuar xhirollogaria e Klubit Futbollistik “Llapushniku”.

    Në Bankën Kombëtare Tregtare është bllokuar dy lloagari të Besim Hotit, një lloagari e Shpejtim Rexhaj BI; ajo e EuroAbi SHPK dhe ajo e Uni Trade.

    No description available.
    No description available.
    No description available.
    No description available.
    No description available.
    No description available.

    Labinot Gruda është i dyshuari kryesor i transferimit të mbi 2 milionë eurove nga Departamenti i Thesarit i Shtetit tek firma private “LDA Group”, pronë e Kadri dhe Valon Shalës, të cilat më pas i kanë shpërndarë në xhirollogaritë që tashmë janë bllokuar.

    Për këtë vepër, Gruda është arrestuar dhe ndaluar për 30 ditë, ndërsa Kadri Shala është vetëdorëzuar dhe më pas i është caktuar masa e ndalimit, poashtu prej 30 ditës.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark