Thellohet skandali i basteve që ka goditur futbollin italian.
Në qendër të hetimeve janë Fagioli, Tonali dhe Zaniolo, të cilët rrezikojnë shumë tani.
Sipas Corriere dello Sport, hetuesit mësohet se kanë zbuluar se tre futbollistët nuk janë limituar duke luajtur në kazino online, por kanë “djegur” një milionë euro secoli në ndeshjet e Serisë A dhe të Champions League.
Madje, sipas hetimeve, tre futbollistët duket se kanë vënë baste edhe për skuadrat në të cilat luanin.
Brenda dosjes së hetuesve që po bën të dridhet futbollin italian ka prova se lojtarët e përfshirë deri tani kanë vënë bast shuma të mëdha parash në ndeshje të Serisë A dhe Champions League.
Të tre futbollistët rrezikojnë një skualifikim prej 4 ose më shumë vitesh.