Thuhet se Justin Bieber është “absolutisht i neveritur” nga skandali i reperit të arrestuar Sean “Diddy” Combs, i cili është akuzuar për përdhunim, trafik njerëzish dhe drejtimin e një organizate kriminale.
“Justin është këshilluar të qëndrojë larg çdo gjëje që lidhet me Diddy,” tha një burim i brendshëm për revistën US Weekly.
Sipas burimeve, Bieber, i cili mirëpriti fëmijën e tij të parë me gruan Hailey Bieber në gusht, dëshiron të mbrohet nga skandali që rrethon Diddy dhe festat e tij “të çuditshme” ku shfaqeshin shumë fytyra të famshme.
Një burim tjetër pohon se Bieber është duke u përballur me krizë mendore. “Ai ka një histori të tillë me Diddy dhe akuzat ndaj reperit kanë qenë të vështira”, pohon burimi i brendshëm, duke theksuar se Bieber aktualisht është më i fokusuar tek djali i tij Jack.
“Ai është plotësisht i neveritur nga skandali, ai nuk dëshiron të bëjë asgjë. Është në të kaluarën e tij dhe ai dëshiron ta lërë atje. Lumturia e tij për të qenë baba e ka tejkaluar ankthin e tij nga Diddy,” pohon ai.