Skandali i Raiffeisen Bank- Zyrtari i tyre kërcënon paditësin brenda në gjykatë, ndërhyn policia – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Skandali i Raiffeisen Bank- Zyrtari i tyre kërcënon paditësin brenda në gjykatë, ndërhyn policia

    Insajderi
    29 September 2024 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një skandal ka ndodhur përbrenda ambienteve të Gjykatës Komerciale. Një zyrtar ligjor i bankës ‘Raiffeisen Bank’ ka kërcënuar pronarin e ndërmarrjes tregtare private “Shpeta”, ku janë detyruar të futen edhe sigurimi e policia.

    Insajderi ka marrë vesh se zyrtari ligjor i Raiffeisen Bank, Ilir Tahiri, është përjashtuar nga salla e gjykimit për shkak të sjelljeve dhe shprehjeve të pahijshme.

    Përjashtohet nga salla e gjykimit përfaqësuesi ligjor i RBKO-së, Ilir Tahiri, për shkak të sjelljeve dhe shprehjeve të pahijshme duke fyer dhe sharë paditësin”, thuhet në aktvendimin që ka parë Insajderi.

    Gjykata merr këtë aktvendim. Të thirret sigurimi i Gjykatës për shkak se përfaqësuesi i të paditurës Ilir Tahiri, e kërcënon paditësin se në momentin që del jashtë do të ndërmarrë veprime kundër tij, dhe për shkak të këtij kërcënimi sigurimi i gjykatës do të lajmërojë dhe organet kompetente, siç është Policia apo Prokuroria”, thuhet në aktvendimin e 27 shtatorit.

    Arsyeja e padisë ndaj Raiffeisen Bank nga pronari i ndërmarrjes private “Shpeta” është “Pasurim i pa bazë-borxh”.

    E gjithë kjo ka ndodhur në seancën kur kanë qenë të përfshirë edhe ekspertët financiarë për t’i prezantuar ekspertizat e tyre lidhur me rastin. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark