Të papriturat nuk kanë të ndalur nga ky program.
Edhe edicionin e kaluar ka pasur kritika të mëdha se gjithçka është skenar dhe askush askënd nuk e pëlqen aty dhe e gjitha bëhet për famë dhe ndjekësa në rrjete sociale për të fituar financiarisht.
Ndërkohë, edhe me konkurrentët e ri të programit e njëjta rutinë siç duket është duke vazhduar.
Kjo për arsyen se së fundmi është publikuar një fotografi në të cilën shihet se ai është në lidhje dashurie jashtë “Përputhen”.
Këtë e ka bërë publike, faqja në Instagram “Demaskojnë Përputhasit” teksa një ndjekës i faqes së tyre ia ka dërguar foton gjithashtu i ka lënë edhe një mesazh.
“Pershendetje te Nderuara(Nderur) Desha te ju pershendes dhe te Dergoj nje Foto nga Aeroport i PrishtinesMe Daten 26.09 2021 rreth Orës 15:50 Eduarti me te Dashuren e ti Ajo Vajza ishte duke udhtuar per ne Zvicer Saktesisht per ne Basel isha edhe un me te njejten Koh po ashtu edhe ne te njejtin Aeroplan per ne Basel kisha pas deshir qe ket Foto ta Publikoni ne TV. Jam Nje Million perqind e Sigurt qe eshte e Dashura e ti per fat te keq nuk kam mundur te bej nje Foto tjeter kur ësht pershendetur (Perqafuar dhe puthur ne Buz)Eduarti me te kishe edhe disa udhtar qe me penguan te beja Foto Tjera ju pershendes nga zemra me Respekt.(Anonim)”, ka qenë mesazhi.
Ndryshe, pa ndonjë kofirmim nga Eduardi nuk dihet se a është i vërtetë lajmi apo jo.