Insajderi
Lajme

Skandali i Vjosa Osmanit- Pranon publikisht se ia dha datën e zgjedhjeve Albin Kurtit

Insajderi
09 March 2026 - 22:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Skandali i Vjosa Osmanit- Pranon publikisht se ia dha datën e zgjedhjeve Albin Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja Vjosa Osmani, ka dhënë intervistën e parë pas prishjes së raporteve me kryeministrin Albin Kurti. Në këtë intervistë ajo ka hedhur akuza ndaj tij, duke e cilësuar si tradhtar.

Megjithatë, Osmani ka bërë edhe një deklaratë skandaloze lidhur me rolin e saj si presidente. Ndonëse data e zgjedhjeve duhet të caktohet në përputhje me interesin e qytetarëve dhe të shtetit, Osmani deklaroi se ia kishte dhënë këtë datë Albin Kurtit, shkruan Insajderi.

“A ja paskam organizuar unë pas shtatorit puçin zotri Kurtit duke ja dhënë datën 28 dhjetor a??, Duke ja hequr masat Kosovës? Duke i sjell Kosovës njohje? Duke i vizituar komunat që udhëhiqen nga Vetëvendosje? Duke pritu diasporën e Kosovës ja pasna organizuar puqin a???”, deklaroi Osmani.

Ajo i bëri këto komente duke reaguar ndaj pretendimeve se ajo dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kishin biseduar për organizimin e një “puçi” ndaj kryeministrit.

“Kur aleatja më e fuqishme e tyre trajtohet kështu, llogaritni të tjerët. Është për keqardhje që bëhen akuza të tilla dhe madje thirrje për pushkatimin e presidentes”, tha Osmani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark