×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Skandali me minjë që ‘sulmojnë’- punëtori teknik i shqetësuar rrëfehet për Insajderin

    Insajderi
    11 May 2023 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në shkollën fillore të mesme të ulët, “Xheladin Rekaliu” në Podujevë po ndodh diçka jo shumë e zakontë.

    Sipas punëtorit teknik, ka disa vite që aty enden minjë të mëdhenjë dhe shqetësojnë nxënësit dhe mësimdhënësit. Ilmi Tahiri, në një prononcim për Insajderin tha se para disa ditëve duke pastruar disa mjete një mi ka kërcyer dhe e ka sulmuar në kokë.

    Video:

    Megjithatë, një gjë të tillë e ka mohuar ditën e djeshme drejtoria e arsimit në krye me Avni Fetahun. Sipas tij, videot që po publikohen nga punëtori teknik tash, janë realizuar kohë më parë.

    Ai tha për T7 se kjo është vetëm tendencë e tahirit për tu bërë bibliotekist.

    Insajderi ka drejtuar një email në adresën e drejtorit Fetahu për mundësimin e xhirimeve brenda hapësirave të shkollës, por i njëjti nuk ka kthyer një përgjigje.

    Insajderi ka qëndruar edhe tek komuna e Podujevës fizikisht për të marrë një përgjigje nga i pari i kësaj drejtorie, por ai tha se nuk ka pranuar email-in tonë.

    Postimin për minjtë publik e kishte bërë edhe kryetari i Nismës në degën e Podujevës, Xhemajl Hasani.

    Pamjet shfaqin se minjtë i zënë me ngjitës, teksa Hasani shprehet se në shkollë nuk ka ujë të ngrohtë, shamponi është pa afat etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark